Vlorë/ Nëna denoncon djalin për dhunë në familje, i riu akuzohet për vjedhjen e sendeve me vlerë dhe motorit të babait
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Nëna ka denoncuar të birin, për dhunë në familje. Pasi ajo e ka kallëzuar pranë policisë, 22-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Më pas i riu ka dëmtuar derën e banesës, ka vjedhur sende në banesë dhe motomjetin e babait të tij. Njoftimi i policisë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 22 vjeç, pasi ka kallëzuar nëna e tij, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, ka dëmtuar derën e banesës, ka vjedhur sende në banesë dhe motomjetin e babait të tij. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com