Vlora pa ujë prej 72 orësh, tubacioni i dëmtuar i ujësjellësit ndalon furnizimin te një pjesë e qytetit bregdetar

Vlora pa ujë prej 72 orësh, tubacioni i dëmtuar i ujësjellësit ndalon furnizimin te një pjesë e qytetit bregdetar

Prej 72 orësh, qyteti i Vlorës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm, si pasojë e një defekti të rëndë të ndodhur në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Pavarësisht se po punohet prej orësh për riparimin e defektit, ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak të dëmtimit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërben për bashkimin e dy tubacioneve. Ndërkohë, qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm, duke u drejtuar kryesisht te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, ku po mbushin ujë me bidonë. Në banesat e tyre, uji mungon prej më shumë se tre ditësh. Sipas drejtuesve të Ujësjellësit të Vlorës, po punohet intensivisht për zgjidhjen e problemit...