Vlora pa ujë për disa ditë rresht, investimi në ujësjellës kushtoi 9.6 miliardë lekë vetëm 4 vjet më parë

Vlora pa ujë për disa ditë rresht, investimi në ujësjellës kushtoi 9.6 miliardë lekë vetëm 4 vjet më parë

Vetëm tre vite pasi u rindërtua me 9.6 miliardë lekë para publike, rrjeti i ujësjellësit të Vlorës dështoi të furnizojë qytetin me ujë për disa ditë rresht. Ndërprerjet e furnizimit kanë prekur mijëra familje dhe biznese, duke krijuar një situatë emergjente për një shërbim bazë jetik. Në një qytet turistik dhe bregdetar, mungesa e ujit për disa ditë është paralizim i jetës së përditshme. Rrjeti i ujësjellësit të Vlorës u rindërtua në vitet 2020–2021, përmes investimeve të financuara nga buxheti i shtetit, me vlerë totale 9.6 miliardë lekë. Projekti u prezantua si zgjidhje afatgjatë për problemet e furnizimit me ujë, me synimin që qyteti të mos përballej më me kriza të tilla. Punimet për rindërtimin e rrjetit u realizuan nga kompania Gener 2, e cila...