Vlora nga sytë e një alpinisti, ekspozitë me fotografi nga majat e maleve dhe bregdeti i qytetit

Vlora nga sytë e një alpinisti, ekspozitë me fotografi nga majat e maleve dhe bregdeti i qytetit

Pasioni për sportet ekstreme dhe ngjitjet në male e kanë shoqëruar Altin Seranin prej vitesh. Çdo fundjavë dhe çdo kohë të lirë ai ia ka kushtuar natyrës, duke eksploruar majat e maleve dhe vijën bregdetare që ofron Vlora. Me aparatin fotografik gjithmonë me vete, ai ka fiksuar pamje mbresëlënëse nga lartësitë e maleve, por edhe nga brigjet e detit. Pamje që tregojnë jo vetëm aventurën, por edhe bukurinë e jashtëzakonshme natyrore që ka ky qytet. Këto fotografi tashmë janë pjesë e një ekspozite të hapur prej dy ditësh, ku në muret e sallës janë vendosur panoramat më të spikatura nga zonat ku ai ka shkelur. Kryesisht nga majat e maleve dhe bregdeti i Vlorës, imazhet sjellin një tjetër këndvështrim për qytetin. Përmes kësaj ekspozite, Altini...