Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Vlora katër ditë pa ujë, banorët në protestë, mbërrin pajisja e dëmtuar e ujësjellësit të qytetit
Tashmë ka mbërritur në Vlorë pajisja e dëmtuar, e cila do të bëjë të mundur furnizimin e Vlorës me ujë. Pjesa është gjetur ne Stamboll dhe rreth orës 15:00 u nis me avion për në Rinas. Prej katër ditësh banorët e qytetit të Vlorës po përballen me mungesë të ujit, situatë që solli protesta të vazhdueshme. Mes tyre ka pasur edhe përplasje me policinë, pasi nuk po merreshin masat e nevojshme për rregullimin e situatës. Top Channel