Vlora 4 ditë pa ujë/ “O vllai do më dëgjosh”, kreu i AKUK shkon te protestuesit: Do ta zgjidhim, sot në mesnatë nis furnizimi

Vlora 4 ditë pa ujë/ “O vllai do më dëgjosh”, kreu i AKUK shkon te protestuesit: Do ta zgjidhim, sot në mesnatë nis furnizimi

Kreu i AKUK-ut në Vlorë Flaures Shoshi ka takuar qytetarët të cilët prej mëngjesit të sotëm janë ngritur në protestë dhe kërkojnë zgjidhje për mungesën e ujit prej 4 ditësh. Kreu i AKUK-ut ka shkuar së bashku me drejtorin e ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati. “Pajisjet janë duke mbërritur, sot në mesnatë qyteti do të furnizohet”, u shpreh Shoshi. “Një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit kanë shkaktuar defektin. Tubi aktual është plastik dhe aktualisht nuk përdoret më. Tani, për këtë diametër përdoren tuba gize dhe çeliku. Gjithsesi, kjo është ndërhyrja e tretë riparuese që bëhet. Këtë herë jemi më të kujdesshëm dhe nuk po e hapim deri në fund linjën, për shkak se pamë që presioni i lartë mund ta dëmtojë. Punonjësit e ujësjellësit...