Vjedhja e mbi 700 eurove të pensioneve në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës: Si u përplasa me Valbona Dunin

Vjedhja e mbi 700 eurove të pensioneve në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës: Si u përplasa me Valbona Dunin

Është zbardhur dëshmia e ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, e cila u arrestua në lidhje me zhdukjen e 69 milionë lekë të rinj ose mbi 700 mijë eurove, që duhet të shkonin për pensionet. Mësohet se Mataj pretendoi se pasi mori detyrën si drejtoreshë e Filialit të Postës Durrës, në fund të vitit 2025, ka ndjekur mënyrën e funksionimit të filialit dhe ka nxjerrë disa urdhra të brendshëm për forcimin e kontrollit mbi arkën, faturat dhe lëvizjen e vlerave monetare. Sipas saj, këto masa u kundërshtuan nga shefja e financës Valbona Duni, e cila ka debatuar lidhur me kontrollin e faturave dhe praninë e specialistit të sigurisë. Mataj tha gjithashtu se shefja e Financës, Valbona Duni, kryente transportin e parave...