Vizita për minierën 1 mld dollarëshe, mediat greke zbardhin arsyen e takimit të ambasadores së SHBA me kryeministrin Rama
Nuk ka zgjatur shumë dhe mediat greke kanë zbardhur vizitën aq të komentuar të ambasadores amerikane në Athinë tek zyra e kryeministrit Rama para disa ditësh, e shoqëruar nga kreu i grupit të fuqishëm grek AKTOR, në një dimension të zhvillimit të infrastrukturës në projektet strategjike në Greqi, më gjerë në Ballkan dhe konkretisht në Shqipëri. Ka 3 ditë që komentohet pikërisht marrëveshja e re për kërkimin dhe shfrytëzimin e nikelit dhe kobaltit në Shqipëri nga ky grup, jo vetëm për shkak të përmasës së investimit që mund të arrijë deri në 1 miliard euro, por edhe për dimensionin e fortë gjeopolitik që lidhet me mbështetjen amerikane dhe rëndësinë e metaleve kritike për industrinë e teknologjisë dhe energjisë. Kjo lëvizje shihet si pjesë e përpjekjes...
Burimi:
top-channel.tv