Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen

Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit mbi politikën e emigracionit, duke sqaruar se Departamenti Amerikan i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të politikave dhe procedurave për përpunimin e vizave emigruese, në përputhje me prioritetet e administratës amerikane. Sipas njoftimit, Presidenti Donald Trump ka theksuar se emigrantët që synojnë të jetojnë në SHBA duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë për sistemin e përfitimeve publike amerikane. Në këtë kuadër, Departamenti i Shtetit po shqyrton të gjitha rregulloret dhe udhëzimet për të garantuar që aplikantët nga vende të konsideruara me rrezik të lartë të mos përfitojnë ndihma sociale në SHBA. Ambasada bën me dije se, duke filluar nga 21 janari 2026,...