Viti 2025, goditjet e SPAK ndaj rrjeteve kriminale, 2 operacione ndërkombëtare, në shënjestër Visi i Pojës, grupi…

Viti 2025, goditjet e SPAK ndaj rrjeteve kriminale, 2 operacione ndërkombëtare, në shënjestër Visi i Pojës, grupi…

Goditja e organizatave dhe grupeve të strukturuara kriminale kaloi një tjetër nivel në 2025-n. I gjithë viti shënoi një nga periudhat më intensive kundër krimit të organizuar që prej krijimit të  SPAK-ut. Informacionet nga agjencitë partnere, në veçanti transkriptimet nga platformat e enkriptuara, skuadrat e përbashkëta me hetime afatgjata vunë në shënjestër grupet më të fuqishme kriminale, me aktivitet brenda dhe jashtë vendit. Goditja e rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës ishte ndër sukseset më të mëdha, sikundër dhe zbulimi i krimeve të tjera të rënda, vrasjeve apo atentateve mes grupeve rivale. Operacionet e përbashkëta me autoritetet italiane dhe agjencitë europiane dëshmuan skema të sofistikuara të përdorura nga shqiptarët që siguronin transportin e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian, duke përdorur porte,...