Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Vijon ende zjarri te “5 Maji”, shkrumbohen 200 biznese, zbulohet shkaku (VIDEO)
TIRANË- Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në zonën e "5 majit" po vijon prej më shumë se dy orësh, teksa flakët sa vijnë e përhapen edhe më shumë, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfiëksve. Flakët janë përhapur në mënyrë të frikshme, teksa raportohet se janë djegur 200 dyqane të zonës. Shërbimet e Ushtrisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që të pranishëm në vendngjarje janë edhe 70 efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit. Aktualisht disa banorë janë evakuuar, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve, që të largohen nga perimetri i sigurisë. Ka dyshime se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike nga një biznes që ka qenë brenda kapanonit. Megjithatë, sipas autoriteteve është ende herët për të arritur në përfundim pasi pritet një zbardhje...