Vihet nën kontroll zjarri në Shkozet, po punohet për shuarjen e flakëve, dy zjarrfikës në spital nga asfiksia
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me zjarrin e rënë në zonën e Shkozetit. Forcat zjarrfikëse prej 3 orësh po punojnë për shuarjen e flakëve teksa mësohet se është bërë e mundur vënia nën kontroll e situatës. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 4 autobotë, 1 autoshkallë dhe 24 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, MZSH. Ndër të tjera, theksohet se përshkak të tymit, dy zjarrfikës kanë shfaqur probleme dhe janë transportuar në spital. Ndërkohë vijon puna për shuarjen plotësisht të flakëve. Njoftimi i plotë: Azhornim i situatës së zjarrit në zonën e Shkozetit. Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Durrës po vijojnë prej më shumë se tre orësh operacionin intensiv për shuarjen e zjarrit të rënë në një magazinë në...
Burimi:
sot.com.al