Vidhte targa të automjeteve dhe ua shiste personave me precedent për të kryer krime, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

Vidhte targa të automjeteve dhe ua shiste personave me precedent për të kryer krime, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

Arrestohet 36-vjeçari nga Kosova, i cili vidhte targa automjetesh në zona të ndryshme të Durrësit dhe dyshohet se i shiste për t’u përdorur në krime kundër personit dhe pronës. 36-vjeçari u kap në flagrancë në lagjen nr. 13, Plazh-Durrës, me mjetin tip “Ford”, me targa të vjedhura në lagjen nr. 5, Durrës, në pronësi të shtetasit R. C. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford”, në bagazh janë gjetur edhe dy targa të një automjeti nga Kosova, si dhe në sediljen e shoferit janë gjetur kaçavida, pinca, një thikë, një palë doreza dhe një kapuç (i ngjashëm me maskat). Mjete të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për kryerjen e vjedhjeve. Sendet e mësipërme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga...