Videolajm/ Eva Dumani, përqafimi i parë me nënën dhe vëllanë pas ardhjes nga Siria
Ata vuajtën bashkë, ata u rritën bashkë në kampet e Sirisë ndërsa sot motër e vëlla janë bashkë në Shqipëri. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar këtë video kur Eva ka mbërritur në shtëpi e takohet pas 12 vitesh me të ëmën Mide Dumanin. Një moment prekës e plot lot gëzimi prej nënës e të bijës. Pak momente më pas takimi me Endrin i kthyer nga Siria 6 vite më parë. Një dramë e vërtetë 12 vjeçare për Mide Dumanin të cilës bashkëshorti Shkëlzeni ia mori fëmijët duke i çuar në Siri. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv