VIDEO+EMRAT – Zbardhet vrasja me tritol e 67- vjeçarit në Shkodër, policia arreston 4 të rinj si të dyshuar…

VIDEO+EMRAT – Zbardhet vrasja me tritol e 67- vjeçarit në Shkodër, policia arreston 4 të rinj si të dyshuar…

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit Hysni Ymeri, bazuar në provat e siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar “SHADOWS”. Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: -Gerti Bushati, 27 vjeç-Ergys Ibrahimi, 27 vjeç-Edison Hasaj, 25 vjeç-Gjergji Zefi, 24 vjeç Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi Hysni Ymeri. ...