VIDEO – Transporti urban në Shkodër në fazë përmirësimi, çdo 20 minuta do të ketë një autobus…
Një shërbim i shoqëruar prej kohësh me probleme po hyn tashmë në një fazë të re përmirësimi në Shkodër. Bashkia ka nisur riorganizimin e transportit urban, me synim rritjen e cilësisë dhe funksionalitetit për qytetarët.Kryetari i Bashkisë Shkodër inspektoi nga afër linjën e autobusëve, duke theksuar se, edhe pse ky shërbim funksionon prej vitesh, ai duhet të jetë në standardin e duhur dhe në përputhje me nevojat e qytetarëve. Sipas tij, të gjitha strukturat janë të angazhuara për të garantuar një transport urban më cilësor dhe më të besueshëm për banorët e Shkodrës.Çdo 20 minuta, në çdo stacion, do të ofrohet shërbim urban në linjën Fermentim – Bahçallëk dhe anasjelltas. Kjo është faza e parë e përmirësimit të transportit publik, ndërsa në vijim pritet zgjerimi...
Burimi:
sarandanews.com