Video-skandal në qelinë e burgut të sigurisë së lartë: Lul Berisha me “bandën” festojnë me alkool e “mall”
Një video-skandal brenda një burgu të sigurisë së lartë është publikuar së fundmi ku dëshmohet edhe një herë dështimi i sigurisë dhe disiplinës në burgjet e Shqipërisë së Rilindur. Siç shihet në videon e publikuar në podkastin “MaShqip” nga gazetari Flamur Vezaj, personazhe të botës së krimit si Lul Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa alias Mitralozi, Astril Avdylaj, dhe të “besuarit” e Kel Arapit, etj, po festojnë në qeli me telefon, alkool e lëndë narkotike. Video e publikuar është një tronditje e madhe për sigurinë në ambientet e vuajtjes së dënimit. Institucionet e kategorisë së sigurisë së lartë janë vende ku personat me rrezikshmëri të lartë mund të mbahen nën kontroll më të shtuar, por në Shqipëri ndodh e kundërta. Kriminelët bëjnë ligjin, caktojnë...
Burimi:
sot.com.al