VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë
Siç ishte paralajmëruar, banorët e Baks- Rrjoll mbrëmjen e kësaj të enjte, janë zhvendosur në Tiranë. Bashkë me banorë të Durrësit dhe të zonave të tjera të vendit që kanë probleme pronësie të tokës, ata kanë protestuar duke kërkuar drejtësi.Para të pranishmëve kanë folur përfaqësuesit e banorëve, Luçiana Kokaj dhe Prekë Molla. Ata kanë kërkuar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, ndërsa Prekë Molla ka thënë se “Ulaj nuk e gëzon pronën time pa vdekë unë”.Prej më shumë se një muaji, banorët e Baks- Rrjoll janë në protestë të përditshme, duke pretenduar pronësinë e tokës ku po ndërtohet një resort turistik nga Bashkim Ulaj. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin,...
Burimi:
sarandanews.com