Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
VIDEO/ Përplasja e anijeve turistike në lumin Nil, TCH siguron pamjet e momentit të aksidentit
Një shtetase italiane, Denise Ruggero, ka humbur jetën pas një përplasjeje mes dy anijeve turistike në lumin Nil, në zonën e Luxorit, pak ditë më parë. Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, ka arritur të sigurojë pamjet pamjet e momentit të përplasjes së anijeve. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 19:00 sipas orës lokale, dhe për shkak të aksidentit, janë dëmtuar disa kabina të anijes ku ndodhej turisti italian. Gruaja 47-vjeçare, me origjinë nga L’Aquila, ishte në bordin e anijes “Royal Beau Rivage”, së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo dyshohet se ka pësuar dëmtime të rënda në mushkëri pasi ka rënë brenda kabinës së saj, dhe përkundër përpjekjeve të shërbimit mjekësor, ajo ka ndërruar jetë pas pak minutash. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të...