VIDEO/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, shkaqet ende të panjohura

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, shkaqet ende të panjohura

Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Plazhit të Vjetër. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në banesat përreth. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet një verifikim i mëtejshëm nga autoritetet përkatëse.