Video/ Përfshihen nga flakët dy banesa në Elbasan, ja si nisi zjarri

Video/ Përfshihen nga flakët dy banesa në Elbasan, ja si nisi zjarri

Dy banesa janë përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Elbasan. Nga pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, shihen flakët dhe tymi që ka mbuluar zonën përreth. Mësohet se një nga banesat ishte e pabanuara. Zjarri ka nisur në shtëpinë tjetër ku banon një person. Sakaq bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhen 4 mjete dhe 12 efektivë. Mendohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa zjarri vazhdon. Top Channel