VIDEO – Pas “çlirimit” të hapësirës publike, nis transformimi i lulishtes pranë gjimnazit “28 Nëntori”…
Pas çlirimit të hapësirës publike pranë gjimnazit “28 Nëntori”, ka nisur puna për transformimin e lulishtes, me synimin për t’ia rikthyer këtë zonë nxënësve dhe gjithë qytetarëve të Shkodrës.Ndërhyrja synon sistemimin dhe kthimin e kësaj hapësire në një ambient të gjelbër dhe funksional, në shërbim të komunitetit dhe të rinjve që frekuentojnë çdo ditë gjimnazin. Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike, Altin Salihi, u shpreh se puna po vijon për sistemimin e plotë të lulishtes pranë gjimnazit të Shkodrës.Ky konsiderohet një tjetër hap konkret për rikthimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve, duke i dhënë një tjetër pamje kësaj zone të rëndësishme të qytetit dhe duke krijuar kushte më të mira për nxënësit e “28 Nëntorit” dhe banorët e Shkodrës.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com