VIDEO – Mjeti lundrues pësoi avari në det të hapur, Policia Kufitare ndërhyn e shpëton 3 shtetas në Velipojë

VIDEO – Mjeti lundrues pësoi avari në det të hapur, Policia Kufitare ndërhyn e shpëton 3 shtetas në Velipojë

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte pësuar avari në det në Velipojë, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur drejt vendndodhjes së tij.Pas mbërritjes në vendngjarje, u konstatua se mjeti lundrues drejtohej nga shtetasi I. H., i cili nuk mund të vijonte lundrimin për shkak të një defekti teknik. Në bord ndodheshin edhe dy shtetas të tjerë.Për garantimin e sigurisë së personave që ndodheshin në mjet dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, shërbimet e Policisë Kufitare kryen rimorkimin e mjetit lundrues deri në breg.Të tre shtetasit u asistuan nga efektivët e Policisë Kufitare dhe u transportuan në mënyrë të sigurt në tokë, pa probleme shëndetësore apo dëmtime fizike.Pas përfundimit të operacionit të ndihmës, mjeti lundrues u nxor në breg....