VIDEO/ Masakër mjedisore në Qerret, hidhet ‘mal’ me dhe, bllokohen daljet për në det
Një masakër mjedisore po ndodh në zonën e plazhit të Qerretit. Në këtë zonë janë hedhur ‘male’ me dhe, të cilat kanë çuar në bllokimin e daljes drejt detit. Kjo ndërhyrje është bërë me qëllim zgjerimin e sipërfaqes së plazhit, duke shtuar territor të ri përgjatë vijës bregdetare. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara në media të gjitha daljet për në det janë të bllokuara dhe kjo ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët. Po ashtu, kjo situatë ngre shqetësime tek qytetarët, pasi mungesa e transparencës dhe e informimit zyrtar për këto punime lë vend për pikëpyetje mbi ligjshmërinë dhe ndikimin në mjedis. Në këto ditë të nxehta, ndërhyrjet në zonën e Qerretit u kanë prishur ndjeshëm qetësinë banorëve dhe pushuesve. Për shkak të...
Burimi:
sot.com.al