VIDEO – Makinetë dhe celular për lojra fati, kokainë dhe pije kontrabandë në Malësi të Madhe, pranga 26- vjeçarit

VIDEO – Makinetë dhe celular për lojra fati, kokainë dhe pije kontrabandë në Malësi të Madhe, pranga 26- vjeçarit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Game Over”.Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Bajzë, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 makinetë dhe celularë që përdoreshin për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtarië e paligjshme në këtë ambient. Nga verifikimet rezultoi se ky subjekt nuk ishte i regjistruar në organet kompetente.Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua...