VIDEO: Lëndohet Berisha, i hidhet spary në sy- Makina e tij i vjen në ndihmë

VIDEO: Lëndohet Berisha, i hidhet spary në sy- Makina e tij i vjen në ndihmë

Sali Berisha TIRANË- Situata në protestën e Partia Demokratike e Shqipërisë është tensionuar më tej, pasi gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë është hedhur gaz lotsjellës. Si pasojë e gazit, është lënduar edhe lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhej në vijën e parë të marshimit së bashku me mbështetësit dhe deputetët e opozitës. Berisha ka shfaqur shqetësime shëndetësore nga ekspozimi ndaj gazit dhe spary-t. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur automjeti i tij, i cili e ka marrë për ta larguar nga zona e tensionuar, ndërsa bashkëpunëtorët dhe truprojat kanë ndërhyrë për ta shoqëruar në kushte sigurie. Ndërkohë, përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë vijuar, me policinë që përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin në zonë./ZËRI