Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Video-lajm/ Burgu i Durrësit me gomone në oborr nga përmbytjet, punonjësi: Mos bëj video
Edhe në burgun e Durrësit situata mbetet problematike, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut, oborri dhe kati i parë i godinës ka prani të lartë uji. Sikurse duket nga videoja e siguruar nga Top Channel, në oborrin e burgut është edhe një gomone, pasi ka vërshim të lartë të ujit. Që prej ditës së djeshme, të paraburgosurit që ndodheshin në kat të parë, mes tyre Veliaj dhe Beqaj u zhvendosën në katet e sipërme për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Top Channel