VIDEO/ Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shtron iftar për familjet në Gaza

VIDEO/ Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shtron iftar për familjet në Gaza

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka organizuar shpërndarjen e një iftari për qindra familje të zhvendosura në Gaza Strip, duke sjellë një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje nga besimtarët shqiptarë. Sipas njoftimit të KMSH-së, falë bujarisë së donatorëve dhe kontributit të besimtarëve në Shqipëri, u bë e mundur shpërndarja e një iftari të ngrohtë për rreth 1500–1600 persona. Përfituesit ishin kryesisht familje të zhvendosura, të cilat po përballen me vështirësi të mëdha si pasojë e situatës së rënduar humanitare në rajon. Organizimi dhe shpërndarja e iftarit në terren u realizua në bashkëpunim me organizatën humanitare Swiss Barakah, e cila mundësoi përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit për familjet në nevojë. Nga zemra e Gazës u përcoll edhe një mesazh falënderimi për besimtarët shqiptarë dhe për Komunitetin Mysliman të...