Video/ “Ju lutem edhe një herë, më falni!”, prefektja e Shkodrës ngatërron urimin e Krishtlindjes, gazetarët i kujtojnë që është ‘live’

Video/ “Ju lutem edhe një herë, më falni!”, prefektja e Shkodrës ngatërron urimin e Krishtlindjes, gazetarët i kujtojnë që është ‘live’

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda ka bërë një lapsus gjatë një prononcimi livë për mediat, ndërsa donte të ndante një urim për Krishtlindje. Teksa po uronte besimtarët për ditën e shenjtë, ajo ka kërkuar falje dhe iu lut gazetarëve ta niste fjalimin dhe një herë nga e para. “Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe ashtu edhe unë sot në emër të gjithë.…ju lutem edhe njëherë më falni…”, tha ajo, ndërsa më pas gazetarët i kujtojnë që është live. Më pas prefektja e Shkodrës, rinisi edhe një herë nga e para urimin e festive. Top Channel