VIDEO – “Gjimnastrada” në edicionin e dytë të saj në Shkodër, nxënës të shkollave masin forcat në gjimnastikë
Shkodra është kthyer sërish në qendrën e sportit dhe energjisë rinore me organizimin e “Gjimnastrada 2026”, aktivitet që mblodhi dhjetëra fëmijë dhe të rinj nga i gjithë vendi në një festë të dedikuar gjimnastikës.Nën logon “Sporti na bashkon, gjimnastika na frymëzon” dhe e akredituar nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (FIG), kjo veprimtari e organizuar nga Federata e Gjimnastikës në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Zyrën Vendore të Arsimit tregoi rritjen e interesit për këtë sport në vendin tonë.“Gjimnastrada 2026” uli siparin për këtë vit, duke lënë premtimin për një organizim edhe më të madh në edicionin e ardhshëm.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com