Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
VIDEO/ “Duam ujë”- Qytetarët e Vlorës i prishin mbrëmjen gala Bashkisë, hyjnë më forcë në teatrin e qytetit
pamje nga protesta VLORË-Qytetarë të Vlorës, të mbështetur edhe nga disa anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë ndërprerë mbrëmjen gala të organizuar nga Bashkia e qytetit në teatrin “Petro Marko”, në kuadër të festave të fundvitit. Shkak i reagimit të fortë ka qenë mungesa e plotë e ujit të pijshëm, problem që qyteti po e përjeton prej tre ditësh rresht. Sipas informacioneve, furnizimi është ndërprerë për shkak të një defekti në linjën kryesore të transmetimit. Ndërsa Ujësjellësi i Vlorës ka punuar prej disa ditësh për riparimin, presioni i lartë në rrjet ka bërë që pjesët e salduara të çahen vazhdimisht. Edhe tentativa e fundit, e kryer mbrëmjen e kaluar, ka dështuar, duke e lënë qytetin sërish pa ujë. Të revoltuar, protestuesit kanë hyrë...