“Vëzhgojmë gjyqtarët problematikë”, paralajmëron Avokati i Popullit: Do inspektojmë institucionet e drejtësisë

“Vëzhgojmë gjyqtarët problematikë”, paralajmëron Avokati i Popullit: Do inspektojmë institucionet e drejtësisë

Gjatë një interviste për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, Avokati i Popullit Endrit Shabani ka paralajmëruar se do kërkojë inspektime pranë institucioneve të drejtësisë për gjyqtarët dhe prokurorët që zvarrisin çështjet. Nga ana tjetër Shabani deklaroi se pas protestave i është kërkuar policisë të informojë Avokatin e Popullit se cili është protokolli që ka ndjekur në protesta për përdorimin e gazit dhe ujit por policia ende nuk është përgjigjur. Intervista e plotë: Anila Hoxha: Zoti Shabani gjatë takimit që patët në Gjykatën e Strasburgut ju ngritët shqetësimin për tejzgjatje të proceseve në Shqipëri dhe për një faturë afro 40 milionë euro të proceseve gjatë 10 viteve. Ju pretendoni një avokat populli aktiv dhe jo thjesht vëzhgues, si mund të funksionojë kjo? Dhe për çfarë...