‘Vetëm 2 nga 55 kantiere në përputhje me ligjin’, IKMT ultimatum ndërtuesve në Golem e Qerret
Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qendro, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, zhvilluan një takim me sipërmarrësit që operojnë në zonën e Golemit dhe Qerretit, duke ngritur shqetësime serioze për shkeljet në kantieret e ndërtimit. Sipas Qendros, nga 55 leje ndërtimi aktualisht në zhvillim në këtë zonë, vetëm dy objekte rezultojnë në përputhje me kriteret ligjore pas kontrollit të parë të IKMT-së, ndërsa pjesa tjetër janë vlerësuar si problematike, në disa raste edhe shumë keq. Ai u dha ultimatum bizneseve të marrin masa urgjente për të respektuar standardet, duke theksuar se situata aktuale dëmton drejtpërdrejt turizmin në një nga zonat më të frekuentuara të vendit. “Është e pafalshme të dëmtohet turizmi prej 55 kantiereve. Fakti që...
Burimi:
sot.com.al