Vetëhidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën 30-vjeçarja në Tiranë

Vetëhidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën 30-vjeçarja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Ilia Dilo Shepëri”, ku një 30 vjeçare ka humbur jetën. Sipas uniformave blu, dyshohet se e reja është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati. Familjarët e saj kanë deklaruar se vuante nga depresioni. “Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Ilia Dilo Sheperi”, shtetasja E. Sh., 30 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Familjarët e saj kanë deklaruar se vuante nga depresioni”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel