Veprimet e kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Prokuroria thërret për të pyetur drejtorin e AKU

Veprimet e kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Prokuroria thërret për të pyetur drejtorin e AKU

Prokuroria thërret për të pyetur drejtorin e AKU, Ersid Hasanllari. Burime jozyrtare, por të sigurta të Anila Hoxhës, tregojnë se të martën në orën 09:00, kreu i AKU duhet të paraqitet në prokurori për t’u pyetur se çfarë veprimesh kanë kryer. Ai do të jetë si deklarues, sepse duhet të shpjegojë zyrtarisht se cilat janë veprimet që ka kryer AKU dhe nëse ka kryer apo jo kontrolle më herët ndaj këtij subjekti për t’u gjurmuar ushqimi. Si Hasanllari, pritet të pyeten si deklarues edhe zyrtarët e tjerë. Prokurorët presin aktet që të përcaktojnë shkaqet e helmimit. Top Channel