Vendosi pezullimin e Ballukut, GJKKO: Nuk do marrim pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese

Vendosi pezullimin e Ballukut, GJKKO: Nuk do marrim pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën publike që zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me çështjen Balluku. Gjykata argumenton se nuk do të jetë pjesë, pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë. “Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj. Pjesëmarrja e GJKKO-së si palë e interesuar në Gjykatën Kushtetuese do të...