Vendimi i GJKKO për zbërthimin e celularëve hap “kutinë e Pandorës”, në “sitë” besnikët e Ballukut
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Studio24 në News24 ka zbuluar detaje të reja mbi një vendim të GJKKO që lidhet drejtpërdrejt me hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas Lalës, vendimi është marrë më 19 mars nga gjyqtari i posaçëm Erion Çela dhe i hap rrugë SPAK për të zbërthyer celularët dhe pajisjet elektronike të personave të lidhur me Ballukun. Ajo bëri me dije se kjo vendimmarrje prek drejtpërdrejt hetimet ndaj ish-numrit dy të qeverisë, duke kujtuar se që prej dhjetorit 2025 dhe janarit 2026, me vendim të GJKKO, agjentët e BKH kanë ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente personale të personave të konsideruar si të afërt me Ballukun. Mes tyre, sipas gazetares, janë edhe ish-vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, si dhe zyrtarë të tjerë...
Burimi:
gijotina.com