Vendimi/ Hyn në fuqi zyrtarisht Bordi i Transparencës, do përcaktohet çmimi tavan i naftës
Qeveria ka shpallur zyrtarisht hyrjen në fuqi të Bordit të Transparencës. Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe parashikon ngritjen e një bordi të posaçëm për monitorimin dhe ndërhyrjen në treg. Sipas përcaktimeve, kompanitë e hidrokarbureve kanë afat deri më 24 mars për të paraqitur pranë ministrisë përgjegjëse për ekonominë përfaqësuesit e tyre, të cilët do të jenë pjesë e këtij bordi. Ky mekanizëm pritet të mblidhet brenda javës për të vendosur kufijtë maksimalë të çmimeve në tregun e naftës. Ndërkohë, prej disa ditësh çmimet e naftës në tregun vendas kanë mbetur të pandryshuara, pavarësisht luhatjeve në tregjet ndërkombëtare. Aktualisht, karburantet po tregtohen në intervalin 214-217 lekë për litër, nivele që janë ruajtur që nga data 19 mars. Në një reagim të mëparshëm, kryeministri...
Burimi:
ntv.al