Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në GJKKO: Me Laert Haxhiun jemi rreth krushqie! S’besoj ta ketë vrarë ai
Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, ku në cilësinë e viktimës është paraqitur për të dëshmuar Xhuliano Xhaferraj, vëllai i të ndjerit Fridman Xhaferraj. Ai deklaroi se kur kishte ndodhur ngjarja e rëndë vuante dënimin në burg dhe se për vrasjen e vëllait kishte mësuar vetëm pas lirimit, kur u mor në pyetje nga policia. Ai tha se i vëllai i kishte thënë se do të ikte në Itali, ndërsa trupi i tij u gjet më pas pa jetë në Drenovë. Lidhur me dyshimet mbi autorët, Xhaferraj u shpreh se nuk ka dijeni se kush qëndron pas krimit, ndërsa tregoi një takim me babain e Laert Haxhiut, Qamilin. “Kur më kanë vrarë vëllain kam qenë...
Burimi:
gijotina.com