Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…
Një vit nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, kanë reaguar dy studiot ligjore Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon de Reya në Londër, me të cilat Veliaj ka kontrata për ta ndihmuar në procesin juridik. Në deklaratë thuhet se Veliaj po përballet me mohimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe me një persekutim të qartë politik. Deklarata e plotë Sot shënohet 1-vjetori nga paraburgimi i padrejtë dhe i paligjshëm i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri. Gjatë 365 ditëve të fundit, çështja e Kryebashkiakut Veliaj është bërë shembulli kryesor i përdorimit të tepruar dhe abuzimit me masën e paraburgimit në Shqipëri. Veliaj është mbajtur i ndaluar pavarësisht...
Burimi:
opinion.al