Vdekja e shtetasit grek në Sarandë, policia zbulon detaje
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku një shtetas grek ka mbërritur pa shenja jete në urgjencën e spitalit. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 22:00 është transportuar në spital 48-vjeçari Pavllos Simeriontaqis, banues në Athinë, i cili fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete. Menjëherë pas njoftimit, në ambientet e spitalit kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burime pranë policisë bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para lidhen me një arrest kardiak si shkak i mundshëm i humbjes së jetës. Burime policore bëjnë me dije se shtetasi grek, 48-vjeçari Pavllos Simeriontaqis nga Athina ndodhej në vendin tonë...
Burimi:
argjiroja.net