Vazhdon grabitja e parave nga banda e Lubisë me tigrat, 20 milionë euro për karakatinat që nuk kanë prodhuar asnjë…

Vazhdon grabitja e parave nga banda e Lubisë me tigrat, 20 milionë euro për karakatinat që nuk kanë prodhuar asnjë…

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) që drejtohet nga Viola Haxhiademi, e cila është pjesë e bandës së “Lubisë” (Belinda Ballku) ka hapur një procedurë të re prokurimi publik me vlerë mbi 1.89 miliardë lekë, ose rreth 20.1 milionë euro, e cila ka si objekt mirëmbajtjen e dy TEC-eve lundruese të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë. Tenderi i që po planifikohet në pikun e sezonit veror dhe larg vëmendjes publike, thellon edhe më tej faturën financiare për dy impiante që deri më sot i kanë hyrë pak ose aspak në punë vendit, teksa kostot e tyre rriten çdo ditë. Dy platformat lundruese, të njohura si “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, erdhën në Shqipëri në shtator të vitit 2022 me premtimin se do të mbulonin deri...