Valixhja me vegla ndërtimi alarmon policinë e Tiranës, ishte harruar në rrugë nga disa punonjës
Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative e Policisë së Tiranës se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë. Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv