Ushtronin veprimtari tregtare në informalitet, procedohen penalisht 2 të rinj

Ushtronin veprimtari tregtare në informalitet, procedohen penalisht 2 të rinj

Procedohen penalisht 2 shtetas që ushtronin veprimtari tregtare në informalitet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve/shtetasve që zhvillojnë aktivitet në informalitet dhe shmangin detyrimet tatimore, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: -S. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti në Tiranë, që shiste elektroshtëpiake, pasi shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili po transportonte me automjet, pajisje elektroshtëpiake të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, për llogari të subjektit që administronte shtetasi S. M. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. M. ishte punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë subjekt. Automjeti dhe pajisjet elektroshtëpiake u sekuestruan në cilësinë e...