Uron besimtarët bektashinj, Bajram Begaj: Bashkim dhe paqe mes nesh

Uron besimtarët bektashinj, Bajram Begaj: Bashkim dhe paqe mes nesh

Bajram Begaj përcolli sot urimet e tij për besimtarët bektashinj me rastin e Sulltan Nevruzi, një ditë që ata e konsiderojnë ndër më të shenjtat e vitit, pasi shënon ardhjen e pranverës dhe lidhet me ditëlindjen e Imam Ali. Kreu i shtetit uroi që kjo festë të sjellë mirësi, begati dhe paqe në çdo familje shqiptare. Në mesazhin e tij, ai theksoi se kjo ditë simbolizon rilindjen dhe shpresën, duke i ftuar të gjithë për më shumë harmoni, mirëkuptim dhe bashkëjetesë, si vlera që karakterizojnë shoqërinë shqiptare. Ai nënvizoi se kjo festë shërben si një moment reflektimi për forcimin e unitetit dhe tolerancës mes njerëzve. Nevruz njihet edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si një festë ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e saj globale. Kjo...