Ura e re e Viroit drejt përfundimit/ ARRSH zbulon detajet e projektit
Punimet për ndërtimin e Urës së re të Viroit janë drejt përfundimit, duke shënuar një investim të rëndësishëm në infrastrukturën rrugore në jug të vendit. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve. Sipas ARRSH-së, kjo urë konsiderohet një nga veprat prioritare për shkak të rëndësisë strategjike që ka për qarkullimin në zonë. Projekti ka përfshirë ndërtimin e një ure të re me dy hapësira drite, secila me gjatësi 16.50 metra, si dhe ndërtimin e një tombinoje që lidh urën e vjetër në digën e liqenit me lumin Drinos. Gjithashtu, janë realizuar struktura në përputhje me kategorinë e rrugës C2, ndërsa janë përmirësuar edhe nyjet hyrëse dhe dalëse përmes një gjurme të re rrugore, e cila kalon paralelisht...
Burimi:
sot.com.al