Ura “e harruar” në Fier/ Lidh dy skaje të qytetit, por është tërësisht e amortizuar dhe rrezikon qytetarët

Ura “e harruar” në Fier/ Lidh dy skaje të qytetit, por është tërësisht e amortizuar dhe rrezikon qytetarët

Ura që lidh dy skaje të qytetit të Fierit është lënë në harresë dhe sot po kthehet në një rrezik serioz për jetën e fëmijëve dhe kalimtarëve. Trotuaret e ngushta, të dëmtuara dhe parmakët e prishur në disa segmente e bëjnë të vështirë dhe të pasigurt kalimin mbi urën e lagjes “Kryengritja e Fierit”, ndërsa rreziku shtohet edhe më shumë nga automjetet që qarkullojnë vazhdimisht në këtë aks. Banorët që duhet të kalojnë aty përditë shprehen të zhgënjyer që projekti “Rehabilitimi i lumit Gjanica dhe rikonceptimi i qendrës së qytetit” nuk e ka përfshirë këtë urë. Përgjatë skarpateve të lumit tashmë janë ndërtuar trotuare të reja, zona pushimi dhe janë mbjellë pemë dekorative, duke transformuar ndjeshëm pamjen urbane të qytetit. Por mes kësaj panorame të...