“Unë dhashë urdhrin”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek
Shqiptari 49-vjeçar Klodian Lekocaj, alias Klod Cara, nuk ka të ndalur me veprimtarinë e tij kriminale nga brenda burgjeve të Greqisë. I akuzuar për porositjen e disa vrasjeve, futjen e sendeve të palejuara në qeli, pengmarrje gardianësh, kërcënime etj., ai vazhdon serinë e krimeve sipas medias dhe autoriteteve helene. Së fundmi, Cara ka nënshkruar një deklaratë (foto poshtë) ku merr përsipër porositjen e vrasjes së 46-vjeçarit Dhimo Meçi, brenda burgut të Malandrinos. Meci u plagos me thikë në 29 janar nga një i burgosur grek. Në deklaratën me shkrim, Lekocaj shkruan: “Kërkoj të merrem në pyetje për sulmin ndaj Dhimo Mecit në 29/01/2026 në Malandrino. Unë e dhashë urdhrin për sulmin. Nuk dua të përzihet asnjë që nuk ka faj. Mund ta vërtetoj vetëm nëse...
Burimi:
sot.com.al