“Unë dhashë urdhrin”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimitër Mecit në burgun grek
Dhimitër Meci dhe Klod Cara GREQI-Është zbardhur plagosja në burgun grek e Dhimitër Mevit, i cili u godit me thikë në qeli më 29 janar. 49-vjeçari Klodian Lekocaj alias Klod Cara i akuzuar për porositjen e disa vrasjeve, futjen e sendeve të palejuara në qeli, pengmarrje gardianësh apo kërcënime, ka pranuar fajësinë e plagosjes së bashkëkombasit të tij. Cara ka nënshkruar një deklaratë ku merr përsipër porositjen e vrasjes së 46-vjecarit Dhimo Meci brenda burgut të Malandrinos. Në deklaratën me shkrim, Cara thotë: “Kërkoj të merrem në pyetje për sulmin ndaj Dhimo Mecit në 29/01/2026 në Malandrino. Unë e dhashë urdhrin për sulmin. Nuk dua të përzihet asnjë që nuk ka faj. Mund ta vërtetoj vetëm nëse për ndonjë arsye nuk mund të më ftoni”.
Burimi:
zeri.ai