Ulja zgjati vetëm 24 orë/ Bordi i Ramës mblidhet për t’i ‘marrë shpirtin‘ qytetarëve, e ngre çmimin e naftës në 218 lekë/litri
Pas 1 dite rënie, shtrenjtohet sërish çmimi i naftës. Në mbledhjen që u mbajt mëngjesin e sotëm Bordi i Transparencës të Hidrokarbureve ka vendosur rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës. Nga 203 lekë çmimi i naftës u rrit në 218 lekë për litër. Benzina nga 175 lekë arriti në 181 lekë për litër. Në mbledhjen e parë të zhvilluar ditën e premte, Bordi i Transparencës vendosi të ulë çmimet. Nga 214 lekë për litër që çmimi qëndroi për 8 ditë u ul në nivelin e 203 lekë për litër. Ndërsa Benzina nga 199 lekë për litër u vendos në 175 lekë për litër. Por çmimet e vendosura hasën kundërshtime nga importuesit e naftës....
Burimi:
gijotina.com